75 Mall Live Search
09:38 / E Mërkurë, 04 Tetor 2023 / MSH

228 kilometra në orë, Policia gjobitë shoferin “Schumacher”

Njësia për Kontroll të Autostradave ka hasur në një shofer të papërgjegjshëm, i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë ishte 120 km/h, po lëvizte me shpejtësi 228 km/h.

Policia e Kosovës njofton se rasti ka ndodhur në autostradën “Arbën Xhaferi”, në afërsi të Kaçanikut.

May be an image of rearview mirror and text

Shoferi në fjalë është gjobitur me 300 euro.

I njëjti ka marrë tri pikë negative, teksa Policia i ka ndaluar drejtimin e automjetit për tre muaj.

May be an image of ticket stub and text