Zendaya rikrijoi veshjen e Naomi Campbell, duket yll

Mes tapetit të kuq dhe Javës së Modës nëpër qytete të ndryshme të modës, Zendaya është tashmë një ikonë mode e certifikuar.
Veshja e fundit e saj është rikrijimi i një bluze dhe çantës që ka veshur më parë Naomi Campbell.
E stiluar nga bashkëpunëtori dhe arkitekti i imazhit të saj, Laë Roach, ylli i “Dune” shkëlqeu me një bluzë në ngjyrë shampanjë, e stilit vintage. Ajo e kombinoi me xhinse dhe një çantë nga Louis Vuitton, e krijuar falë bashkëpunimit së markës me artistin japonez Takashi Murakami.
Naomi e aprovoi look-un dhe e komentoi me tre zemra.