Çfarë ndikimi! Marrëdhënia e Taylor Swift diskutohet edhe në Shtëpinë e Bardhë

Romanca e supozuar mes Taylor Swift dhe futbollistit amerikan, Travis Kelce, është bërë çështje e sigurisë kombëtare në Amerikë.
Zëdhënësi i sigurisë së Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, u pyet për marrëdhënien gjatë një konference për shtyp, shkruan ‘De Telegraaf’, transmeton Indeksonline.
“Unë e di se kush është Taylor Swift. Ajo me sa duket ka një lidhje me një futbollist amerikan”, u përgjigj Kirby.
Gazetarët më pas bënë shaka dhe pyetën nëse presidenti Joe Biden e beson se kjo marrëdhënie është “reale”.
“Në fjalën e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, unë as nuk mund t’i konfirmoj dhe as t’i mohoj ato raporte,” tha Kirby më pas./Indeksonline/