Bajrami: VV-ja na ka lënë shtatë vjet pa liberalizim të vizave, sot kanë ftyrë me dalë me bë fushatë për liberalizim

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar pasi Kryeministri Albin Kurti ka lansuar sot fushatën informuese për liberalizimin e vizave.
Bajrami përmes një postimi në facebook, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje e ka lënë Kosovën shtatë vjet pa liberalizim të vizave.
“Lëvizja Vetëvendosje na ka lënë shtatë vjet pa liberlaizim të vizave, sot kanë ftyrë me dalë me bë fushatë për libëralizim!”, ka shkruar Bajrami.