Osmani takohet me presidentin Macron në Spanjë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar gjatë ditës së sotme Presidentin e Francës, Emmanuel Macron.
Osmani dhe Macron kanë hyrë në takim ballë për ballë.
Takimi i tyre është duke u mbajtur në kuadër të Forumit të Komunitetit Evropian që është organizuar në Granada të Spanjës.