75 Mall Live Search
10:03 / E Premte, 06 Tetor 2023 / L K

Ia bëri bajat futbollin dje Ballkani, Dinamo Zagreb merr vendim për trajnerin

“Kur të fle, do të marr një vendim sepse e ndjej se edhe unë jam përgjegjës për këtë”, këto ishin fjalët e Sergej Jakirovic pas ndeshjes mbrëmë ndaj Ballkanit.

Trajneri kroat ishte në rrezik shkarkimi, por duket se i ka shpëtuar.

Bordi i skuadrës së madhe kroate ka mbajtur takim mëngjesin e sotëm dhe ka vendosur të mbajë trajner Jakiroviqin.

Kryetarja e bordit të Dinamos, Vlatka Peras ka bërë të ditur se skuadra beson ende në trajnerin aktual.

Humbja me Ballkanin e ka shtyer Dinamo Zagrebin që të planifikoi disa blerje në janar./Indeksonline/