75 Mall Live Search
22:41 / E Premte, 06 Tetor 2023 / Gj. Sh

Albion Rrahmani asiston në fitoren e rapid Bukureshtit

apid Bukureshti u kthye sonte te fitorja në Liga 1 të Rumanisë duke mposhtur Poli Iasi, teksa Albion Rrahmani ishte kontribuues me një asistim.

Ndeshja e zhvilluar në “Superbet Arena” përfundoi me rezultatin 3:2,.

Rrahmani ishte asistues i golit të i shënuar nga Alexandru Ionita (22’). Për sulmuesin kosovar ishte ky asistimi i tij i dytë këtë sezon.

23-vjeçari kishte mundësi të shënohej edhe në listën e golashënuesve, por e humbi një penallti në fundin e pjesës së parë (45+4’).

Kësisoj, Rrahmani mbetet në kuotën e gjashtë golave në elitën e futbollit rumun.

Ndryshe, Rapidi pas kësaj fitore ka 22 pikë dhe renditet në pozitën e tretë në tabelë.