Malisheva transferon ish-portierin e Fenerbahçes

FC Malisheva ka njoftuar zyrtarisht se është përforcuar me Oytun Ozdogan.
Klubi malishevas nuk zbuloi detaje të marrëveshje, por vetëm konfirmoi nënshkrimin me portierin.
“Konfirmojmë transferimin e portierit Oytun Özdoğan nga Yeni Malatyaspor e Turqisë. Mirë se vjen Oytun”, thuhet në njoftimin e shkurtër të Malishevës.
Ozdogan në sezonin e kaluar ishte pjesë e Yeni Malatyaspor. Ai që nga korriku ishte lojtar i lirë.
25-vjeçari më herët ka qenë pjesë edhe e gjigantit turk, Fenerbahçe. Me ekipin e parë kishte regjistruar dy paraqitje. 11 paraqitje tjera i numëron me të rinjtë e këtij klubi.
Oytun Ozdogan ishte aktivizuar edhe te Kirklarelispor dhe Yeni Orduspor.
Malisheva për të do të jetë klubi i parë jashtë Turqisë.