75 Mall Live Search
08:58 / E Shtunë, 07 Tetor 2023 / Gj. Sh

Dhunoi një vajzë, arrestohet një person në Suharekë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person pasi i njëjti dyshohet se ja dhunuar një vajzë në Suharekë.

Sipas policisë, viktima është dërguar në ekzaminim mjekësor, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka dhunuar viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit viktima dërgohet në ekzaminim mjekësor, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport./Indeksoline/