75 Mall Live Search
12:31 / E Shtunë, 07 Tetor 2023 / Gj. Sh

Gjendet pa shenja jete Jeton Markaj, kërkohej nga Policia e Kosovës

Është gjendur pa shenjë jete Jeton (Sokol) Markaj, personi që u raportua si i zhdukur nga policia të premtën.

Sipas burimeve të Indeksonline para pak minutash është gjetur i vdekur në fshatin Gllaviqicë të Pejës.

Trupi i pajetë është gjetur rreth 3 km larg shtëpisë së tij.

Ndërsa dyshimet e para janë se bëhet fjalë për vrasje./Indeksonline/