75 Mall Live Search
13:48 / E Shtunë, 07 Tetor 2023 / Gj. Sh

Irani mbështet sulmin e Hamasit

Këshilltari i udhëheqësit suprem të Iranit Ali Khamenei në një deklaratë tha se mbështet sulmin palestinez ndaj Izraelit, sipas BBC.

“Ne i urojmë fat luftëtarët palestinezë”, citohet të ketë thënë Rahim Safavi nga agjencia e lajmeve ISNA.

“Ne do të qëndrojmë në krah të luftëtarëve palestinezë deri në çlirimin e Palestinës dhe Jeruzalemit”, tha ai.