75 Mall Live Search
23:22 / E Shtunë, 07 Tetor 2023 / C E

Giroud flet pas ndeshjes: Nuk e di as vetë se si ndërhyra

Olivier Giroud ishte heroi i Milanit në fitoren minimale kundër Genoas.

Francezi nuk e shënoi golin vendimtar por e priti një gol të mundshëm të kundërshtarit.

Ai hyri në portë në minutat e fundit pas Magnian u ndëshkua me të kuq dhe Pioli nuk pati zëvendësime.

Derisa po shkonte aksioni i fundit, ai bëri një ndërhyrje si një portier i vërtet dhe i nxori tri pikë Milanit.

Ai e konsideroi si të pabesueshme atë çfarë ka bërë.

“Nuk më kishte ndodhur kurrë në karrierë, nuk e di as vetë se si ndërhyra aty. Ishte fundi më i pabesueshëm i një ndeshje gjatë gjithë jetës time si futbollist. Kjo është një fitore e grupit, e Milanit si familje”, tha Giroud pas ndeshjes.

Milani pas kësaj fitore ka marr kreun e tabelës me 21 pikë, dy më shumë se Interi. /Indeksonline/