75 Mall Live Search
09:20 / E Diele, 08 Tetor 2023 / Gj. Sh

Gjuajtën me armë në dasëm, arrestohen dy persona në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona pasi gjatë një ahengu familjar kanë shtënë me armë në Prishtinë.

Policia ka konfiskuar dy pistoleta dhe ka dërguar në mbajtje të dyshuarit.

“Pas disa të shtënave me armë zjarri gjatë një ahengu familjar nga dy të dyshuarit meshkuj kosovar janë konfiskuar dy pistoleta. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.