Lufta në Izrael, të paktën 1 mijë të vdekur dhe mijëra të plagosur

Luftimet mes Izraelit dhe terroristëve të Hamasit vazhduan edhe dje me qindra njerëz të vrarë nga të dyja palët.
Deri më tani është konfirmuar për 600 persona të vrarë në Izrael, por mediet atje raportojnë se numri ka shkuar në 700.
Së fundmi tani u raportua se autoritetet kanë gjetur edhe 260 trupa nga lokacioni i një festivali muzikor në jug të Izraelit që u sulmuan nga militantët e Hamasit, kështu numri i viktimave atje mund të rritet.
Në anën tjetër, të paktën 400 palestinezë janë vrarë në Gaza, përfshirë 78 fëmijë dhe 41 gra, sipas ministrisë së shëndetësisë së Palestinës, derisa 2,300 persona janë raportuar të lënduar.
Çfarë ndodhi dje?
Betejat me armë vazhduan midis forcave izraelite dhe luftëtarëve palestinezë në Ashkelon dhe disa zona të Izraelit jugor.
Aeroplanët izraelitë raportohet se shkatërruan një ndërtesë që strehonte Bankën Kombëtare Islamike Palestineze.
Palestinezët në Gaza kanë marrë mesazhe në telefonat e tyre nga autoritetet izraelite, veçanërisht ata që jetojnë pranë pjesës lindore të Gazës, për t’u evakuuar menjëherë dhe për të shkuar në zona më qendrore.
Në shenjë se konflikti mund të përhapet përtej Gazës, Izraeli dhe Hezbollahu i Libanit shkëmbyen zjarr me artileri dhe raketa ndërsa në Aleksandri, Egjipt, dy turistë izraelitë u qëlluan për vdekje së bashku me udhërrëfyesin e tyre egjiptian.
Sulmi nga terroristëve nga Hamasi i nisur në agim të së shtunës përfaqësoi inkursionin më të madh dhe më vdekjeprurës në Izrael që kur Egjipti dhe Siria filluan një sulm të papritur në një përpjekje për të rimarrë territorin e humbur 50 vjet më parë.