“Është e vështirë, kam makthe”, flet regjisorja e filmit ‘Barbie’

Greta Gerwig është duke punuar për një projekt të ri pas mega suksesit të filmit të saj ‘Barbie’. Sipas regjisores, kjo punë sjell jo pak sfida.
“Unë jam duke punuar për diçka, jam në procesin e shkrimit,” tha Gerwig javën e kaluar në festivalin e filmit në Londër, shkruajnë mediat britanike, transmeton Indeksonline.
“Dhe është e vështirë. Kam ankthe për të. Kam makthe të përsëritura.”
40-vjeçarja amerikane nuk tha se çfarë po bën. ‘Barbie’ është filmi më i suksesshëm i vitit deri më tani./Indeksonline/