Ministrja Hajdari paraqitet në Gjykatë, për rastin e aksidentit me veturë

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari është paraqitur mëngjesin e sotëm para Gjykatës Themelore në Prishtinë, ku pritet të fillojë seanca në rastin e saj.
Mnistrja Hajdari në prill të këtij viti ka aksidentuar me veturë një të mitur.
Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur në Prishtinë, në lagjen “Arbëria”, përcjell IndeksOnline.
