75 Mall Live Search
11:00 / E Hënë, 09 Tetor 2023 / AR

Bebe Rexha mahniti fansat, shkëlqeu nga duart e Albina Dyles

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka mahnitur të gjithë ndjekësit teksa u shfaq plot glam.

34 vjeçarja ndau një video në Instagram ku u shfaq e veshur me një fustan të zi që nxirrte në pah asetet trupore dhe një trekëndësh prej argjendi të vendosur në dekolte, transmeton Indeksonline.

Ajo e kompletoi dukjen përrallore me një palë dorëza të zeza, sytë ‘smokey’ dhe buzët nude.

Me këtë paraqitje, fansat e shpallën këngëtaren si ‘Mbretëreshë’.

Rexha nuk dha asnjë detaj se ku ka ndodhur kjo video, vetëm se zbuloi se për këtë fustan është përkujdesur dizanerja e njohur kosovare, Albina Dyla./Indeksonline/