75 Mall Live Search
20:22 / E Hënë, 09 Tetor 2023 / C E

S’ndalen shkarkimet në futbollin kosovar, “era e merr” edhe Pajazitin

Sadat Pajaziti nuk do të jetë më trajner i KF Kika.

Skuadra nga Hogoshti ka marrë vendim për shkarkimin e kryetrajnerit.

E gjithë kjo ka ardhur për shkak të rezultateve të dobëta që ai pati në fillimin e këtij sesioni, shtatë humbje dhe një fitore.

Ky është njoftimi i klubit:

Klubi Futbollistik KIKA në mbledhjen urgjente të mbajtur sot më datën 09.10.2023 pas rezultateve negative në fillim të kampionatit vjeshtor ( një fitore dhe shtatë humbje ) duke përfunduar në tabelë të fundit me vetëm 3 pikë merr vendim që ta ndërpres bashkëpunimin me kryetrajnerin Sadat Pajaziti.

Klubi Futbollistik KIKA falënderon trajnerin për angazhimin dhe punën e tij gjatë periudhës sa ishte në krye të klubit KIKA dhe i uron gjitha të mirat në vazhdimësi