Lajçak, Escobar dhe këshilltarët e liderëve të Evropës në fund të muajit i shkojnë Vuçiqit në Beograd

Pesëshja e madhe, e përbërë nga i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, si dhe emisarët të SHBA-së, Francës dhe Gjermanisë dhe Italisë do të vizitojnë së shpejti Serbinë dhe Kosovën.
Kështu ka raportuar sot gazeta serbe “Novosti”, e cila shkruan se emisarët në fund të muajit nëntor do të vizitojnë Beogradin.
Sipas informacioneve të tyre, në tryezë do të ketë presion edhe më të fortë që Serbia të vendosë sanksione kundër Rusisë, si dhe të zbatojë plotësisht Marrëveshjen e Ohrit, të cilën presidenti serb Aleksandar Vuçiq nuk e nënshkroi.
Ekipi i përmendur prej pesë anëtarësh ishte në Serbi më 20 janar, kur gjatë bisedës me presidentin Vuçiq, fjalë për fjalë i dha Serbisë një ultimatum – pranimin e planit gjermano-francez ose evropian, për të cilin më vonë u ra dakord në Ohër.