75 Mall Live Search
10:47 / E Martë, 10 Tetor 2023 / L K

24 vjet PDK, Memli Krasniqi me videoadresim: 24 vjet punë e përkushtim për Kosovën – 24 vjet krenari!

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi me rastin e 24 vjetorit të themelimit të PDK-së ka uruar themeluesit, anëtarët dhe përkrahësit e kësaj partie.

Krasniqi përmes një videoadresimi tha këto 24 vjet të PDK-së nënkuptojnë, 24 vjet punë e përkushtim për Kosovën, si dhe 24 vjet krenari.

“24 vjet më parë, në 10 tetorin e vitit 1999, kur Kosova po i jetonte ditët e para të lirisë, shumë burra dhe gra që ndër dekada kontribuuan për këtë të arritur historike, u bënë bashkë, si dikur në organizatat patriotike, si dikur në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe themeluan Partinë Demokratike të Kosovës, një parti që mbi supe bart të kaluarën heroike, që pa ndalur punon për te sotmen, dhe që me besim shikon nga e ardhmja. Ky ishte ideali i atij brezi që, pasi arriti çlirimin, punoi fort për Kosovën e re, me besim në vizionin e qartë të Hashim Thaçit e të Kadri Veselit”, është shprehur kreu i PDK-së.

Krasniqi rikujtoi se me PDK-në në pushtet Kosova u shpall shtet i pavarur, u ndërtuan rrugë, autostrada, shkolla e spitale të reja, u ngritën pagat dhe pensionet, ndërsa u ulën taksat dhe tatimet.

“Kjo histori e jashtëzakonshme e suksesit, na bën shumë krenarë. Por dhe na rikujtojnë aftësinë e PDK-së për ta rizbuluar vetveten në çdo situatë dhe para çdo sfide, sepse, ne qëndrojmë mbi themele të forta të krenarisë kombëtare. Falënderues për të djeshmen dhe të gatshëm për përgjegjësitë e së nesërmes, sot ju uroj të gjithë juve që kontribuuat në këtë rrugëtim të përbashkët. Gëzuar Ditëlindjen e Partisë Demokratike të Kosovës”, është shprehur ai.

Partia Demokratike e Kosovës ka nisur historinë e saj qeverisëse nga viti 2001-2004, kur atëbotë u zgjodh kryeministër Bajram Rexhepi bashkë me 2 ministra nga tabori i kësaj partie.

Pas zgjedhjeve të 17 nëntorit 2007, PDK-ja konfirmohet si forca e parë politike në vend.

PDK në zgjedhjet e mbajtura më 2019, u radhit e treta, në të cilin vend ra për herë të parë në historinë e saj