75 Mall Live Search
21:25 / E Martë, 10 Tetor 2023 / MSH

Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Ziv: Janë rreth 1 mijë terroristë në Izrael që kanë hyrë në qytete e fshatra

Tammy Ziv, ambasadorja e Izraelit në Kosovë, ka treguar detaje nga lufta që po përballet shteti i saj nga grupe terroriste të Hamasit.

Ajo në një intervistë për Indeksonline, ka thënë se janë rreth 900 njerëz të vrarë dhe rreth 2600 qytetarë të plagosur, ku shumë prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Mendoj që më shumë se 1000 terroristë kanë hyrë në Izrael”, tha Ziv.

Ambasadorja izraelite ka vlerësuar edhe mbështetje që ka marrë nga presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ministra e miq nga Kosova.

Më poshtë e keni intervistën e plotë të Ziv për Indeksonline.