75 Mall Live Search
08:02 / E Mërkurë, 11 Tetor 2023 / MSH

S’ka qetësi për Afganistanin, përsëri tërmet i rëndë në veri të Heratit

Një tjetër tërmet i fortë ka goditur Afganistanin perëndimor vetëm disa ditë pasi dy tërmete të mëdha në të njëjtin rajon vranë më shumë se 2 mijë banorë.

Tërmeti i ri me magnitudë 6.3 goditi rreth orës 05:10 me orën lokale të mërkurën, 28 kilometra në veri të qytetit të Heratit, sipas Shërbimit Gjeologjik të ShBA-së.

Sipas raportimeve të para, më shumë se 100 u plagosën dhe u dërguan në spital, thanë zyrtarët shëndetësorë. Qindra shtëpi janë shkatërruar, ndërsa autostrada Herat-Torghondi është bllokuar.

Afganistani goditet shpesh nga tërmetet, veçanërisht në vargun malor Hindu Kush pasi shtrihet pranë kryqëzimit të pllakave tektonike euroaziatike dhe indiane.