Zhduket një person në Prishtinë, policia nis hetimet

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person dje rreth orës 13:30 është zhdukur.
Ai dyshohet të ketë dal nga shtëpia dhe nuk dihet më vendndodhja e tij.
Rasti shkon nën hetime.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima mashkull kosovar ka dal nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet e nevojshme për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në raportin e PK-së, shkruan IndeksOnline.