75 Mall Live Search
18:40 / E Mërkurë, 11 Tetor 2023 / AR

Vajza e Madonna-s zhvishet në videoklipin e ri

Lourdes Leon, vajza 26-vjeçare e Madonës, ka publikuar këngën e saj të re Spelling ditën e sotme. Kënga ra në vëmendje nga videoklipi, në të cilin ajo heq tërësisht rrobat.

Para publikimit, Lourdes postoi një klip të shkurtër të videos në Instagram, në të cilin njofton se është frymëzuar nga kënga e nënës së saj Frozen e vitit 1998. “Kjo pjesë është shumë e veçantë. Është një nderim për veprën e përjetshme të artit të nënës sime, Frozen”, tha Lourdes. “Unë nuk do të isha asgjë pa gruan që më solli në botë. Unë e admiroj atë dhe shpresoj që kjo të pëlqehet.”

https://www.telegraaf.nl/entertainment/1152364198/dochter-madonna-volledig-uit-de-kleren-in-nieuwe-videoclip

Ngjyra e saj e preferuar? Pa dyshim e zeza. Në videoklipin e xhiruar në Nju Jork, shohim Lourdes ekstravagante me një fustan të zi, i cili ngjan shumë me fustanin Jean Paul Gaultier që kishte veshur nëna e saj në vitet ’90. 

Videoja muzikore përfundon me Lourdes duke u zhveshur dhe duke ecur në një lumë.

Lourdes ka bërë muzikë vetëm që nga viti i kaluar. Para kësaj ajo ishte kryesisht aktive si modele. Në verën e vitit 2022 ajo publikoi këngën e saj të parë, të quajtur Lock&Key, me një videoklip shoqërues dhe po aq sfidues./Indeksonline/