Qeveria liron disa produkte nga taksa doganore, përmenden edhe cigaret elektronike

Me qëllim të përkrahjes të prodhuesve vendor, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim sot për të liruar disa produkte nga taska doganore.
Hekuran Murati ministër i Financave, ka thënë se lista e produkteve të liruara nga norma e taksës doganore, do të bëjnë prodhuesit vendor më të konkurueshëm në treg si dhe do nxisin investime të reja në sektorin prodhues e përpunues.
“Lirimet lista e lirimeve edhe për mallrave që njihen si pjesë rezervë të makinerive. Menqenëse se makinerit për prodhim kanë qenë të liruara ka qenë problematik kur është dashur të importohen pjesët rezervë . Andaj me këtë rast lirohen edhe pjesët rezervë. Tjetër çka ëshët rekomanduar të lirohet është edhe pjesa aksesorëve të produkteve , në raste kur kemi të bëjmë importimin e rasteve të caktuara edhe këto të lirohen si dhe rekomandimi ëhstë që të lirohene dhe kanaqet dhe mbyllset po ashtu nga çeliku që janë. Meqenëse ka qenë e liruar vetëm ato materiali aluminit. Kemi të bëjmë me tri kategori të produkteve që i shtohenlistës së lirimeve tatimore”, tha Murati.
Sot si rend të ditës qeveria e kishte edhe vendimin për ndryshimin e normës së akcizës për disa produkte, por që ky vendim u heq nga rendi i ditës.
Kryeministri Albin Kurti tha se vendimi i cili rishikon nomrën e tatimit të akcizës për produkete dhe zëvendësuesit e duhanit në Kosovë pas konsultimit me komisionin parlamentar për buxhet dhe Financa do të aprovohet.
Ndërsa Murati ka thënë se me këtë vendim parashihet zgjerimi dhe përditësimi I listës.
“Bëhen fjalë për zgjerimin apo përditësimin e listës në mënyrë që të përfshihen edhe nëntë produkte të reja , bëhet fjalë për cigaret elektronike apo nikotina e koncentruar. Meqenëse ligji parasheh konsultimin me komisionin përkatës për buxhet dhe financa , propozoj që fillimisht të tërhiqet ky propozim në mënyrë që të zhvillojmë paraprakisht konsultimet pra që të mos lihet që konsultimi të bëhet pasi që të merret vendimi , pasi që ti bëjmë konsultimet e pastaj ti sjellim vendimin”, tha Murati. /Indeksonline/