Leonora Jakupi publikon fotografi nga stadiumi Air Albania, do ta ndjekë nga afër ndeshjen Shqipëri-Çeki

Ndeshjen nga afër ka shkuar për ta ndjekur edhe këngëtarja e njohur nga Kosova, Leonora Jakupi.
Leonora në llogarinë personale në Instagram ka hedhur një imazh direkt nga stadiumi. Ajo është shfaqur me plis në kokë, siç edhe ishte paralajmëruar në çdo ulëse të tifozëve.
Shqipëria pritet të përballet sonte me Çekinë në stadiumin ‘Air Albania’.
Në këtë natë do të ketë përformoj Shkurte Fejza, e cila do të këndojë live hitin e saj “Mora fjalë”.