75 Mall Live Search
15:38 / E Premte, 13 Tetor 2023 / A. M.

‘Kishin kryqa në gjoks’, Enis Rama flet për dy turistët e dyshimtë në xhaminë e Mitrovicës

Në ditën e bekuar të myslimaneve, të premten, u raportuar për arrestimin e dy personave te Xhamia e Madhe në Mitrovicë.

Një numër i madh policësh kishin shkuar në vendngjarje, për shkak të dyshimeve, ku kishin kontrolluar çantat e personave të dyshimtë.

Imami i kësaj xhamie, Enis Rama ka folur për media rreth këtij rasti.

Sipas tij, turistët kishin shenjën e kryqit të ekspozuar dhe ishin ulur në mesin e besimtarëve.

“Bëhet fjalë për dy turistë ku njëri prej tyre me shenjën e kryqit të ekspozuar në gjoksin e tij ka hyrë në xhami dhe është ulë në mesin e besimtarëve”, tha ai.