Bashkëshortja e Haradinaj: Nasimin nuk e kanë liruar, s’pritet drejtësi nga Gjykata që merret me thashetheme

Bashkëshortja e Nasim Haradinaj, Gjejlone Haradinaj ka thënë se bashkëshorti i saj nuk është liruar nga Gjykata Speciale.
Në një postim në facebook, ajo ka thënë se lajmi është konfirmuar nga avokati i Haradinajt.
Ndërsa ka shtuar se s’pritet drejtësi nga Gjykata që merret me thashetheme.
“Sot e morem lajmin nga Avokati se Nasimin se kan lirue . Spritet drejtësi nga Gjykata që mirret me thashe themet e rrjetve sociale .Sa i qetë dhe krenar ishe kur folem në telefon. Asnje padrejtesi nuk ja arriti më të mposhtë. Kjo me jep edhe mu force dhe durim.Je krenaria jonë”, ka shkruar Haradinaj.