75 Mall Live Search
17:10 / E Shtunë, 14 Tetor 2023 / MSH

LB viziton në Hagë ish-presidentin Thaçi dhe ish-komandantin Cali

Anëtarë të Lëvizjes për Bashkim kanë vizituar sot në Hag ëish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin dhe Sali Mustafën.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i LB-së, Valon Murati.

Murati ishte i shoqëruar nga Nebih Fazliu dhe Gani Gashi në këtë vizitë.

Ai thotë se “burgu brenda kishte liri”, teksa ka bërë biseda të ngrohta dhe çmallëse me Thaçin dhe Mustafën.

Ky është njoftimi i plotë i tij:

“…burgu brenda kishte liri”

Bahri Fazliu

Takim me shokët çlirimtarë! Biseda të ngrohta e çmallje me shokun e dashur Sali Mustafa dhe ish presidentin Hashim Thaçi.