75 Mall Live Search
21:00 / E Diele, 15 Tetor 2023 / AR

Vdes aktorja e njohur amerikane

Ka ndërruar jetë aktorja amerikane Piper Laurie. Laurie luajti role të ndryshme në filma të famshëm si ‘Carrie’ dhe ‘The Hustler’ dhe u nominua tre herë për çmimin ‘Oscar’. 

Menaxheri i Laurie konfirmoi lajmin për vdekjen për revistën tregtare amerikane Variety të shtunën, transmeton Indeksonline.

Laurie luajti për herë të parë nga viti 1950. Në filmin ‘Louisa’  luajti përballë Ronald Reagan. Në vitin 1961u nominua për herë të parë për çmimin Oscar për rolin e saj në dramën ‘The Hustler’.

Aktorja vdiq në moshën 91 vjeçare./Indeksonline/