Arrijnë delegacionet e para në Tiranë për Samitin e Berlinit, mbi 2000 persona përkujdesen për sigurinë

Policia e Shqipërisë, ka bërëtë ditur se kanë arritur delegacionet e para në Tiranë që do të marrin pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit.
Ndërsa është bërë e ditur se janë angazhuar mbi 2000 persona përkujdesen për sigurinë.
“Pritja dhe shoqërimi i delegacioneve që do marrin pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit, që do zhvillohet në Tiranë.
Për sigurinë e Samitit janë angazhuar 1604 punonjës të Policisë së Shtetit, 400 punonjës të Gardës së Republikës dhe 200 punonjës të Policisë Bashkiake Tiranë”, thuhet në njoftim./Indeksonline/