Zelensky thotë se Ukraina po punon për të evakuuar qytetarët nga Gaza dhe Izraeli

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se qeveria e tij po punon për të evakuuar afro 260 qytetarë të saj nga Gaza.
Në fjalimin e tij të natës, ai ka theksuar se janë duke punuar edhe për largimin e ukrainasve të tjerë që janë në Izrael.
Ambasada e Ukrainës në Izrael tha në mediat sociale të shtunën se 207 qytetarë ukrainas, përfshirë 63 fëmijë, u evakuuan nga Tel Avivi në Rumani të shtunën, teksa një fluturim tjetër do të çonte 155 njerëz në Rumani të dielën, shkruan Al Jazeera.