Arrestohet një person, u kap me 16 migrantë sirian

Policia e Kosovës ka prangosur një person me shtetësi kosovare , pasi në furgonin e tij u gjëten 16 migrantë sirian, thuhet në njoftimin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
“Policia ka ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar duke drejtuar furgonin me targa vendore, ku gjatë kontrollit në brendi të tij ndodheshin 16 migrantë që të gjithë meshkuj shtetas Sirian, ku nga të njëjtit janë sekuestruar para, 2 telefona celular po ashtu dhe furgoni.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje ndërsa migrantët janë dorëzuar në Drejtorinë e Migrimit dhe të Huajve”, thuhet në raport./Indeksonline/