75 Mall Live Search
10:24 / E Hënë, 16 Tetor 2023 / AR

Reagon Fero pas deklaratës së Arbenitës, lenë një dëshmi për Ninën: Nuk e kam të lehtë pa ty

Pasi modelja Arbenita dha një mesazh kundrejt ish-bashkëshortit përmes të cilit theksoi se nuk ka gjasa për t’u ribashkuar më dhe se po ia lejon vizitat me vajzën Ninën, ishte Fero ai i cili vendosi që t’i përgjigjet pikërisht me anë të mesazheve në ‘Instastory’.

Ai publikoi një shkrim të cilin tha se do ta lë si dëshmi për Ninën, duke thënë se nuk e ka të lehtë të jetojë pa të.

Duke bërë llogaritjet (pasi vetëm 3 orë javë i lejohet vizita me vajzën), bëri me dije që brenda një viti i bjen ta takojë vetëm 6 ditë.

Postimet e plota më poshtë./Indeksonline/