75 Mall Live Search
12:08 / E Hënë, 16 Tetor 2023 / S Z

Musliu-Shoshi: Ahtisaari la një trashëgimi përkujdesjeje për popullin e Kosovës, do të mbetet i vlerësuar nga brezat e ardhshëm

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Ariana Musliu-Shoshi ka reaguar pas lajmit për vdekjen e ish-presidentit finlandez Martti Ahtisaari.

Musliu-Shoshi ka thënë se Marti Ahtisari do të mbahet mend si një zë i fuqishëm për tolerancën, moderimin dhe paqen.

“ Presidenti MARTTI AHTISAARI do të mbahet mend si një zë i fuqishëm për tolerancën, moderimin dhe paqen. Presidenti Ahtisaari la një trashëgimi përkujdesjeje për popullin e Kosovës që do të mbetet i vlerësuar edhe nga brezat e ardhshëm. Ngushëllimet e mia më të thella familjes Ahtisaari dhe popullit të Finlandës!  Shpirti i tij pushoftë në paqe”, ka shkruar Musliu-Shoshi në Facebook.  🕊️