75 Mall Live Search
13:16 / E Hënë, 16 Tetor 2023 / S Z

Michell: Kosova dhe Serbia të shohin drejt së ardhmes, mos të mbahen peng nga e kaluara

Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë nuk mund ta mbajnë peng rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian.

Kështu deklaroi presidenti i Këshillit të Evropian Charles Michel, gjatë fjalimit të tij në Samitin e Berlinit që po mbahet për herë të parë në Tiranë.

Ai iu drejtua dyja vendeve duke se fantazmat e së shkuarës nuk duhet t’i lejojnë që t’u djegin të ardhmen.

Michel kërkoi nga Kosova e Serbia të shohin drejt të ardhmes dhe sipas tij kjo kërkon kurajë politike, raporton KlanKosova.

“Pajtimi kërkon kurajo politike dhe fokus tek e ardhmja. Kjo do jetë fryma për samitin mes BE-së dhe Ballkanit që do zhvillohet në Bruksel”, tha ai.