Mbi 2700 të vdekur në Gaza, thotë ministria e shëndetësisë

Sulmet ajrore ushtarake izraelite kanë vrarë të paktën 2750 njerëz dhe kanë plagosur më shumë se 9,700, tha në një deklaratë ministria palestineze e shëndetësisë në Gaza.
Në Bregun Perëndimor, 58 njerëz janë vrarë dhe më shumë se 1,250 janë plagosur, shtoi kjo ministri.
Deri më tani, 2014-ta ka qenë viti më vdekjeprurës i regjistruar në konfliktin izraelito-palestinez, me të paktën 2,251 palestinezë të vrarë në Gaza gjatë 51 ditëve të luftës, sipas të dhënave nga Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA), shkruan CNN.