Bie alarmi për bomba, Blinken dhe Netanyahu strehohen në bunker

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu u detyruan të strehoheshin në një bunker kur sirenat ajrore ndërprenë takimin e tyre në Tel Aviv.
Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit ka konfirmuar se masa e urgjencës zgjati për pesë minuta dhe ata ishin në gjendje të rifillonin bisedimet e tyre më pas, raporton “Sky News”.
Një gazetar i “Washington Post”, duke pritur jashtë ndërtesës, postoi pamje në mediat sociale.
Air sirens are blaring now in Tel Aviv as we waited for Blinken to finish his meeting with Israel’s war cabinet pic.twitter.com/qnlzjTLt2Q
— John Hudson (@John_Hudson) October 16, 2023