75 Mall Live Search
08:10 / E Martë, 17 Tetor 2023 / AR

Kryeministri kanadez bën thirrje që të hapet një korridor humanitar për palestinezët në Gaza

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, ka bërë thirrje për hapjen e një korridori humanitar në Gaza.

Ai tha se nevojitet ndihmë urgjente për të trajtuar një situatë gjithnjë e më të rëndë në enklavën e rrethuar me 2.3 milionë banorë.

Kanadaja mbështet të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten, por “madje edhe luftërat kanë rregulla”, shtoi ai.

“Terrorizmi është gjithmonë i pambrojtur dhe asgjë nuk mund të justifikojë aktet e terrorit të Hamasit… Hamasi nuk përfaqëson popullin palestinez dhe as aspiratat e tij legjitime”, i tha ai parlamentit.

Pesë kanadezë u vranë në sulmin e Hamasit në Izrael, ndërsa tre janë ende të zhdukur, shkruan BBC.