75 Mall Live Search
08:37 / E Martë, 17 Tetor 2023 / L K

Prishtinë, një grua lind në banesën e saj më pas foshnja dërgohet në Gjinekologji pa shenja jete

Policia e Kosovës ka njoftuar se një foshnje  është  pranuar dje në Kliniken Gjinekologjike pa shenja jete.

Në raportin e policisë thuhet se i intervistuari ka deklaruar se më datë 15.10 rreth orës 21:30 motra e tij ka lindur foshnjën në banesën e saj.

Rasti është cilësuar si ‘Hetim mbi vdekjen’.

“Nga Klinika e Gjinekologjisë është pranuar informata për një vdekje të një foshnje e cila ishte pranuar në klinikë më datë 16.10.2023 rreth orës 06:15. Lidhur me rastin është intervistuar dëshmitari mashkull  kosovar i cili ka deklaruar se më datë 15.10.2023 rreth orës 21:30 motra e tij e ka lindur foshnjën në banesën e saj dhe më pas është dërguar në QKUK. Në konsultim me prokurorin kujdestar  trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë, përcjell IndeksOnline.