75 Mall Live Search
13:28 / E Martë, 17 Tetor 2023 / S Z

Babai iu kthye nga Haga, flet mes emocioneve djali i Hysni Gucatit

Mes emocionesh e lotësh,  është pritur në shtëpinë e tij ish luftëtari i UÇK-së Hysni Gucati pas lirimit të tij nga Haga.

E djali i tij Musli Gucati mes emocionesh tha se  janë të gëzuar që babai i tij tashmë gjendet në Kosovë. Ndërsa thotë se mezi presin që të lirohen dhe ish luftëtarët e tjerë që po mbahen në Hagë.

“Në familje dhe shoqëri  është një emocion  i mirë, e kemi pritur të  gjithë krahë hapur dhe mezi e kam pritur lirimin e tij. Mezi presim dhe lirimin e të tjerëve që po mbahet atje”, ka thënë ai..