75 Mall Live Search
14:07 / E Martë, 17 Tetor 2023 / L K

Katër ndryshime në formacion, Sylvinho kërkon fitoren nga lojtarët e stolit

Megjithëse trajneri nuk e konsideron të tillë, ndaj Bullgarisë kombëtarja do të luajë miqësoren e parë nën drejtimin e Sylvinho që kur braziliani mori detyrën.

Sfida do t’i shërbejë trajnerit për të parë gjendjen e lojtarëve të stolit, dhe për më tepër për t’u treguar atyre që janë të rëndësishëm për ekipin. Kështu që pritet të ketë ndryshime në formacionin titullar, dhe ndoshta me vijimin e ndeshjes do të ketë mundësi edhe për futbollistët e paaktivizuar më parë.

Kështu, do të rikthehet në portë Strakosha. Në mbrojtje Balliu në vend të Hysajt dhe Muhaj në vend të Gjimshitit. Në mesfushë Ramadani do t’i lërë vendin Qazim Laçit. Në sulm Seferi dhe Cikalleshi janë lënë në stol ndërsa që nga minuta e parë do të jenë Uzuni dhe Ernest Muçi.

Sylvinho këron fitoren edhe në këtë takim, po ashtu edhe skuadra mike ka ardhur për sukses. Që prej një viti Bullgaria nuk ka fituar asnjë në tetë ndeshjet e luajtura duke marrë 3 barazime dhe 5 humbje në ndeshje miqësore dhe zyrtare.

Sfida e orës 18:00 në Air Albania do të transmetohet në Tv Klan.