Presidentja Osmani për 500 të vdekur në Gaza: Jetët e pafajshme duhet të mbrohen!

Presidentja e Republikës, Vjosa Osmani ka reaguar pas lajmi se mbi 500 persona kanë mbetur të vdekur nga sulmi në një spital në Gaza.
“Është shkatërruese të shohësh pasojat në jetë njerëzore me qindra viktima civile pas bombardimit të një spitali në Gaza, duke përfshirë gra dhe fëmijë. Jetët e pafajshme duhet të mbrohen. Fatkeqësisht, janë civilët ata që vuajnë më shumë në çdo konflikt”, ka shkruar ajo në Twitter.
Kujtojmë se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka fajësuar militantët për shpërthimin vdekjeprurës në spitalin e Gazës.
“Ta di e gjithë bota! Terroristët barbarë janë ata që sulmuan spitalin në Gazë, e jo IDF. Terroristët që vranë brutalisht fëmijët tanë, tani po vrasin fëmijët e tyre”, tha Netanyahu.
Ndërkohë Hamasi për shpërthimin në spital dhe vdekjen e mbi 500 personave, ka akuzuar forcat izraelite për një sulm ajror, derisa ushtria izraelit thotë se bëhet fjalë për një raketë ta xhihadit islamik palestinez (PIJ).