75 Mall Live Search
11:44 / E Mërkurë, 18 Tetor 2023 / MSH

Kërkesa e Hotit për ministrin Murati, Muja njofton se shtyhet për të premten

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, do të raportonte sot në Komision për Buxhet, Punë dhe Transfere.

Megjithatë, ky i fundit nuk mori pjesë në mbledhje, raporton Indeksonline.

Kryesuesi i këtij Komisioni, Armend Muja tha se mbledhja e Komisionit do të vazhdojë të premten, me pikat 5 dhe 6, pikërisht pikat për të cilat do të raportonte Murati.

Këto pika janë kërkuar nga anëtari i Komisionit nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti.

“Pika 5 dhe 6, të cilat ka kërkuar deputeti Hoti që mbledhja të vazhdojë të premten. Kjo në koordinim më Ministrin, është aprovuar” ka thënë Muja./Indeksonline/