Arrin në Kosovë drejtoresha e re e USAID-it

Ka arritur në Kosovë drejtoresha e re e misionit të USAID-it, Eileen Devitt.
Devitt u prit në Kosovë nga ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier.
Hovenier është shprehur i lumtur për ardhjen e Devitt, duke thënë e përvoja e saj do t’i shërbejë zhvillimit të Kosovës.
“Jam i kënaqur të mirëpres anëtaren e fundit të lartë të ekipit tonë në Kosovë. Eileen Devitt na bashkohet si drejtoreshë e misionit të USAID. Udhëheqja dhe përvoja e Eileen do të na shërbejnë mirë pasi USAID vazhdon të avancojë zhvillimin e Kosovës” ka thënë Hovenier.
USAID zhvillon mision në Kosovë qysh nga viti 1999 dhe prej atëherë ka investuar mbi 1 miliard dollarë në ekonominë dhe demokracinë e vendit.