Cohen: Izraeli nuk e sulmoi spitalin në Gaza, do t’i paraqesim provat në KS të OKB-së

Ministri i Jashtëm izraelit, Eli Cohen tha se Izraeli do të paraqesë sot prova mbi shpërthimin e spitalit Ahli në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
“Ne kemi prova konkrete se Izraeli nuk e sulmoi spitalin al-Ahli”, tha Cohen në një video-mesazh të regjistruar të postuar në X, shkruan NBC News, transmeton Klankosova.tv.
Izraeli dhe militantët palestinezë kanë akuzuar njëri-tjetrin për shpërthimin në spital.
KS i OKB-së do të mblidhet sot për të diskutuar mbi luftën Izrael-Hamas.