75 Mall Live Search
17:19 / E Mërkurë, 18 Tetor 2023 / AR

Qeveria e Izraelit i reagon ashpër Gigi Hadid-it: “Ne ju shohim!”

Modelja Gigi Hadid, e cila është e ka babin palestinez ka postuar për herë të parë një reagim në lidhje me konfliktin në Lindjen e Mesme.

 “Dënimi i qeverisë izraelite nuk është antisemite dhe mbështetja e palestinezëve nuk është mbështetje për Hamasin”, kishte shkruar ajo, shkruan 20min, transmeton Indeksonline.

Në postim, Izraeli kritikoi publikisht Gigi Hadid

“A keni fjetur javën e fundit? Apo thjesht ua ktheni shpinën foshnjave hebreje që masakrohen në shtëpitë e tyre? Heshtja juaj është krejtësisht e qartë se kë po mbështesni. Shihemi”, shkruhet në postimin e publikuar në faqen zyrtare në Instagram./Indeksonline/

"A keni fjetur javën e kaluar?"  – kështu ka reaguar llogaria zyrtare e Izraelit ndaj postimit të Gigi Hadid.