Raportimi në Komision i Autoritetit për shërbimet e ujit, Statovci tregon shifra të pabesueshme

Autoriteti rregullator për shërbimet e Ujit ka raportuar në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi të Kuvendit të Kosovës .
Nënkryetarja e Komisionit për Ekonomi Jeta Statovci, tregon për shifrat e pabesueshme të cilat janë raportuar në komision.
Postimi i plotë i Statovcit:
Kishim në raportim Autoriteti Rregullator për shërbimet e ujit (ARRU),
Paramendoni,
Sipas të dhënave të raportuara, pas instalimit të ujëmatësve në vend burime të kompanive rajonale të ujit (KRU), është krahasuar TM2, i vitit 2022 dhe TM2, i vitit 2023, ku rezulton se ndër-vite uji i prodhuar është nën-raportuar, si psh:
“KRU Prizreni”, ka nën-raportuar ujin e prodhuar deri në 73%,
“KRU Peja”, ka nën raportuar ujin e prodhuar deri në 41%.
Kishte dhe raste si “KRU Gjakova”, që ishte faturuar vetëvetja në vlerë më të madhe, për të ulur vlerën e ujit të pafaturuar.