Egjipti pranon të hapë kalimin Rafah, bie dakord për të lejuar 20 kamionë ndihma në Gaza

Egjipti ka rënë dakord të hapë kalimin Rafah për të lejuar deri në 20 kamionë ndihma në Gaza.
Presidenti i Egjiptit Abdel Fattah al-Sisi ka pranuar të hapë vendkalimin Rafah për një pjesë të vogël të kamionëve të ngarkuar me ndihma të destinuara për Rripin e Gazës, vendim i njoftuar nga presidenti i SHBA-së Joe Biden.
Duke folur në bordin e Air Force One gjatë një vizite të papritur në kabinën e shtypit, presidenti amerikan u dha gazetarëve një përditësim rreth bisedave të tij me homologun egjiptian.
Ai shpjegoi se bdel Fattah al-Sisi ka rënë dakord të hapte vendkalimin Rafah për të lejuar deri në 20 kamionë me ndihmë humanitare në Gaza.
“Nëse Hamasi i konfiskon ose nuk e lë të kalojë … atëherë do të marrë fund. Përfundimi është se Sisi meriton shumë merita”, tha Biden.