75 Mall Live Search
08:39 / E Enjte, 19 Tetor 2023 / MSH

Shpërndante video të abuzimit seksual me fëmijë, arrestohet ferizajasi

Një i dyshuar në Ferizaj ka përfunduar në pranga dje.

Shkak i arrestimit të tij është dyshimi se i njëjti kishte shpërndarë në rrjete sociale disa video me përmbajtje të abuzimit seksual me fëmijë.

Policia bën të ditur se është sekuestruar telefoni me të cilin dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i fëmijëve në pornografi”.

“Me vendim të prokurorit, i njëjti pas intervistimit është dërguar në mbajtje” thuhet në njoftimin e policisë.